Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Çështja e caktimit të kufijve, është interes jetik i shtetit të Kosovës. Për faktin e thjeshtë, se, secili shtet, që të ekzistojë, së pari, duhet t' i ketë kufijtë e vet.
Tani, meqë ka kohë prej kur Kosova po sorollatet rreth kësaj teme, është e udhës, që, nesër t'i japim zgjidhje. Jo vetëm për faktin se, kjo çështje hap rrugë për liberalizmin e vizave, por edhe për një arsye tjetër themelore: për ta liruar Kosovën nga nja makth i vërtetë që e ka penguar tash e sa kohë të duket vend normal.
Prandaj, duke e pasë parasysh pozicionin tejet të brishtë politik që kemi- me një fjalë- sakatimin që ia kemi bërë dhe po ia bëjmë shtetit të Kosovës, është momenti të këndellemi. Është në të mirë të vendit, që nesër të mbizotërojë arsyeja dhe vullneti politik për të tejkaluar këtë çështje. Dhe, mos të qesim kufij me miqtë tanë, sepse, nëse bëjmë gjë të tillë, atëherë duhet ta dimë simbolikën e kufijve: “kufijtë kanë roje dhe rojet kanë armë.” Ne, nuk kemi llogari që armët e rojeve të kufijve tanë, të drejtohen kundër nesh. As simbolikisht.
Kosova, deri me sot, duke i dëgjuar miqtë perëndimorë, nuk ka humbë asgjë. Përkundrazi, ka fituar gjithçka që ishte ëndrra e saj: ka fituar lirinë dhe pavarësinë.
Duke krijuar kulturën e "mosnënshtrimit" ndaj tyre, siç tentojnë të bëjnë disa të topitur ideologjikisht, humbim të gjithë.
Çuditërisht, kjo temë, politikën e Kosovës nuk e ka armiqësuar me palën malazeze, me të cilën, duhet t’ i përcaktojmë kufijtë, por ndërmjet vete.
Kështu që, kjo çështje, lë mundësi për shpjegime dhe hamendësime të shumta!
Nëse duam t' i lëmë anash kukurisjet, dhe duam të bëhemi të sinqertë, pikësëpari me vetveten, dhe pastaj me të tjerët, atëherë duhet ta pranojmë me zë të lartë: çështja e kufijve tanë, është politike dhe duhet të trajtohet me maturi dhe me kujdes të shtuar politik.
Tre vite me radhë, jemi hangër me njëri-tjetrin për punë të demarkacionit, dhe kemi krijuar me tonelata urrejtje ndërmjet nesh.
Kemi zvogëluar hapësirat e komunikimit human e normal, dhe i kemi rritë hapësirat e komunikimit johuman dhe jonormal.
Kemi gjuajtur gaz dhe jemi bërë gazi i botës.
Ju kemi dhënë të tjerëve material të bollshëm, që të kenë mundësi, të bëjnë rrëfimet më negative të mundshme për ne.
Por, imagjinojeni, sikur për tre vite, të ishim marrë me problemet e panumërta në fusha tjera jetike për qytetarët e Kosovës. Pa dyshim, do të mund të krijonim parakushte, për të edukuar një brez të ri, më normal, më të ndërgjegjshëm, dhe më të përgjegjshëm përpara sfidave që na presin si shtet.
Imagjinojeni, sikur për tre viteve, të kishim biseduar kaq shumë për çalimet e mëdha në sistemin arsimor: duke filluar nga tekstet e shkreta, ku fëmijët topitën me dokrra e marri të gjithfarshme, deri te paaftësia e sistemit tonë për të krijuar kushte normale të arsimimit, në të cilat, njeriu do të mund të edukohej me ndërgjegje të lirë, me mendje të hapur, dhe, ku, do të mund të zhvilloheshin aftësitë për të gjykuar në mënyrë të pavarur dhe kritike. Në këtë mënyrë, Kosovës do t’i bënim shërbimin më të mirë.
Ndryshe, me dokrra, siç mund të thoshte Fishta, hajmë fiq e kastraveca dhe qesim petulla në ujë.
Ma shumë, jo.
Kërkesat e miqve perëndimorë për të votuar demarkacionin, nuk janë kërkesa të qebaptoreve dhe çajtoreve të Prishtinës. Ato janë kërkesa të qarta të aleatëve më besnikë të shqiptarëve. Të atyre fuqive kryesore të politikës botërore, para të cilëve, dikur, kur kishim nevojë përgjëroheshim pafund.
Prandaj, çdo tentativë, për t’iu ikur kërkesave të tyre, Kosovën rrezikon ta shpie në rrugë pa krye. Në anën tjetër, çdo tentativë për t’i bishtnuar atyre, dëshmon papërgjegjësi politike.
Ne, mund të mos pajtohemi me njëri- tjetrin, për parime të caktuara apo për interesa e agjenda personale. Ne, mund të bëjmë “lojëra politike” për agjenda dhe interesa personale, por nuk guxojmë asnjëherë të rrezikojmë aleancat e krijuara me mund me Perëndimin. Sepse, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë luksin të bien në kurthin e ideologjive utopike, që tentojnë të mbjellin frymë kundërshtuese ndaj Perëndimit.
Kjo lojë është e rrezikshme dhe mund t' na hakmerret keq.
Diskursi politik i viteve të fundit për “mosbindje dhe mosnënshtrim” ndaj Amerikës dhe BE-së, është i rrezikshëm. Është kurth.
Qytetarët e Kosovës me kohë e kanë kuptuar se, demarkacioni, qe një kauzë e rreme. Këtë argument e provoi më së miri fitorja plebishitare e Gazmend Muhaxherit në Pejë; përkrahës i parezervë i demarkacionit. Fitorja e tij, nuk ka sesi të lexohet ndryshe, përpos si flakaresh politik kundër ish opozitës së gazit e tymit, dhe partisë që drejton sot qeverinë.
Pra, demarkacioni është problem i stisur politik. Është i yni dhe nuk na ka sjellë BE dhe as Amerika, andaj edhe duhet ta gjejmë zgjidhjen për këtë.
Në fakt, nëse duam të jemi të sinqertë, duhet ta pranojmë: problemin themelor me kufijtë, e kemi në kokat tona, ku ende nuk e kemi bërë demarkacionin ndërmjet lirisë dhe robërisë. Për pasojë, kemi kaq shume debate histerike dhe aspak përmbajtjesore. Ne vend që të ulemi dhe ta thërrasim arsyen; te pyesim ku jemi dhe kah po rrugëtojmë, në këtë vorbull ndryshimesh të mëdha globale, që afro tre vjet, sorollatemi dhe vërtitemi rreth kësaj teme, e cila, i ka topitë, të madh e të vogël në vendin tonë.
Askush nuk mund ta mohojë ndjeshmërinë e kësaj teme, për faktin se, na kujton problemet e vjetra, kur nuk qemë të zotët t’i ruajmë kufijtë tanë. Në fakt, as sot, nuk është që jemi fort të zotët që ta bëjmë një gjë të tillë.
Nga ajo që kemi parë dhe lexuar deri me sot rreth demarkacionit, askush nuk ka arritë ta provojë se Kosova humb territor. Të jemi të qartë: kukurisjet patriotike dhe "shkenca" e thashethemeve, kanë pasë rol në kohërat e pashallëqeve, por jo të shtetit modern, ku faktet provohen dhe nuk supozohen. Ku argumentet iu nënshtrohen analizave dhe ekspertizave, dhe ku, sentimentet e këngëve popullore nuk kanë peshë përballë teksteve të shkruara.
Prandaj, nesër, nuk duhet të qesim kufij me miqtë tanë. Në këtë mënyrë, i bëjmë shërbimin më të mirë vendit tonë dhe të ardhmes së tij perëndimore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38