Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mosbesimi ndaj policisë shqiptare, prokurorët italianë sollën urdhër-ndalimet dorazi
Mosbesimi ndaj autoriteteve ligjzbatuese shqiptare në çështjen “Habilaj”, ka bërë që autoritetet italiane të vijnë vetë për të dorëzuar një dosje dorazi, lidhur me arrestimin e një pjestari të bandës famëkeqe të trafikimit të drogës.
Në fakt, ABC News raporton se frika e dekonspirimit nga autoritetet policore shqiptare të operacionit për prangosjen e Nezar Seitit si anëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, solli në Shqipëri vetë oficerët e policisë gjyqësore të Katanias për të dorëzuar urdhër-ndalimet ditën e arrestimit të tij në Vlorë.
Edhe në komunikatën e bërë publike nga organi i akuzës së Katanias, thuhet zyrtarisht se, matarialet hetimore në ngarkim të 11 shtetasve të implikuar në Itali në rrjetin e narkotrafikut, u dorëzuan në prokurorinë e përgjithshme. Kjo shmangie e policisë, për arrestimin e Nezar Seitit, lidhet me frikën e rrjedhjes së informacioneve të klasifikuara nga zyrat e Interpolit shqiptar.
Ky është rasti i dytë që policia shmanget në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke mos u njoftuar për arrestimin e persoanve të konsideruar të rrezikshem nga vendet anëtare të BE-së. E njëjta mënyrë u përdor edhe me dosjen sekrete të mbërritur nga Belgjika për Mark Frrokun.
Oficerët belgë nuk njoftuan policinë e shtetit, ose nuk dërguan letë-porosi ne Ministrinë e Drejtësisë siç procedohet në shumicën e rasteve të personave me rekorde kriminale, por i dërguan ato dorazi në Prokurorinë e Përgjitshme.
Për 40-vjeçarin Seiti dhe për pjesën tjetër të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, materialet në vendin tonë kanë mbërritur me dy “CD”, brenda të cilave ndodheshin rreth 1800 faqe mariale nga hetimi çështjes. Seiti konsiderohet nga Prokuroria e Katanias si personi i cili kujdesej për financat e anëtareve të bandës. Të marten janë paraqitur në Gjykatën e Katanis për rivlerësim të masës së sigurisë pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, që u vunë në pranga në mes të muajit tetor. Ende nuk ka një vendim të trupit gjykues në Katania, nëse do të lërë fuqi arrestin me burg për të akuzuarit për trafik ndërkonbëtar droge apo do të caktojë një masë më të lehtë.