Flash News

KRYESORE

Mosbindja civile, cilat janë 12 akset nacionale që bllokon sot opozita

Mosbindja civile, cilat janë 12 akset nacionale që bllokon sot opozita

Opozita e bashkuar ka zgjeruar hartën e rrugëve të cilat do të bllokohen sot në mbarë vendin.

Opozita u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në orën 18.00 t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin ne blerjen e votës.

Por ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.

  1. Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit.
  2. Qarku Shkodër– Rruga Shkodër-Koplik
  3. Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
  4. Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.
  5. Qarku Durrës– Plepa, në hyrje të Autostrades
  6. Qarku Tiranë– Sheshi Shqiponja
  7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
  8. Qarku Korçë – Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
  9. Qarku Gjirokaster– kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër .
  10. Qarku Fier– Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
  11. Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
  12. Qarku Vlorë- Hyrja e superstrades Vlorë- Levan.

Të fundit