Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Mosbindja civile, qeveria bën tërheqjen e dytë. Pezullon gjobat për biznesin e vogël deri në fund të vitit
Pasi banorët e Kukësit dolën në protestë, dhe kundërshtuan vendosjen e tarifës te ‘Rruga e Kombit’, kryeministri Rama kërkoi ndjesë duke thënë se do të negociojë me koncensionarin për të ofruar një tarifë më të ulët teksa në tavolinën e diskutimeve është edhe opsioni që banorët e Kukësit të përjashtohen fare nga tarifa.
Kjo ishte tërheqja e parë e qeverisë, e nxitur edhe nga mbështetja e madhe që mori protesta e banorëve të Kukësit nga opozitës dhe shoqëria civile.
Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, njoftoi se aksioni i dytë i mosbindjes civile do të jetë të martën së bashku me fermerët dhe sipërmarrësit e vegjël. Këta të fundit janë më të prekur nga skema e qeverisë, pasi nga data 1 Prill ka hyrë në fuqi ligji që parashikon se bizneset që kanë qarkulluar mbi 20 milionë lekë të vjetra janë automatikisht pjesë e skemës së TVSH-së.
Por mesa duket qeveria i druhet një reagimi të madh nga sipërmarrësit e vegjël, dhe për këtë ka vendosur të bëjë një lëshim.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha mbrëmjen e së enjtes në ‘Real Story’ se po hartohet një udhëzim që parashikon që për një periudhë të paktën gjashtë mujore të mos vendoset asnjë gjobë ndaj biznesit të vogël për deklarim të gabuar të të ardhurave.
“Nuk do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar, për një periudhë të paktën gjashtë mujore, në mënyrë që ta ndihmojmë sipërmarrjen e vogël të mësojë atë deklarimin e thjeshtë”, njoftoi Ahmetaj.