Flash News

KRYESORE

Mosbindja civile, si janë shpërndarë deputetët e PD dhe LSI në 4 akset që bllokohen

Mosbindja civile, si janë shpërndarë deputetët e PD dhe LSI

Pak pa nisur zyrtarisht protesta e opozitës së bashkuar, duke vënë në zbatim aksionin për mosbindjen civile mësohet se si është bërë shpërndarja e deputetëve të opozitës në 4 akset nacionale që janë parashikuar të bllokohen në shenjë proteste.

Mësohet se te rrethrrotullimi i Milotit bashkë me qytetarët do të protestojnë deputetët e veriut, në Vorë deputetët e Tiranës, bashkë me kreun e PD, Lulzim Basha, në Bradashesh deputetët e Elbasanit dhe të Korçës, me në krye kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, ndërsa në Çermë deputetët e Durrësit dhe të jugut me në krye Enkelejd Alibeaj.

Protesta është parashikuar të nisë nga ora 10.00 deri në orën 13.00.

Të fundit