Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mosfunksionimi i Facebook dhe Instagram, "New York Times": Skandal me shpërndarjen e të dhënave
Pasditen e djeshme Facebook dhe Instagram nuk funksionuan për miliona përdorues në gjithë botën. Dje u tha se po punonin për të zgjidhur situatën, por e vërteta siç duket nuk është ashtu.
“New York Times” ka publikuar një artikull ku shkruan për përfshirjen në një skandal të madh të shpërndarjes së të dhënave në kompani të mëdha teknologjie. Për këtë arsye, po bëhet një hetim ndaj Facebook.
Një juri e madhe nga Nju Jorku ka marrë dy krijues të njohur të celularëve për të zbuluar nëse të dhënat janë shpërndarë në të vërtetë.
‘’Këto akuza janë absurde. Ne do bashkëpunojmë me hetuesit deri sa ata të binden se Facebook nuk ka kryer asnjë akt kriminal. Për ne përdoruesit tanë janë më të rëndësishmit’’, është shprehur drejtori i Marrëdhënieve Publike të ‘Facebook’, Chris Cox.
Kujtojmë se në dhjetor të 2018, prestigjozja amerikane solli një tjetër raport ku tregonte se të dhënat janë shpërndarë në më shumë se 150 kompani. Dhe dyshohet se një skandal tjetër ka ndodhur dje.