Flash News

KRYESORE

Moska dëbon dy diplomatë shqiptarë, në Ambasadë mbetet vetëm ambasadori

Moska dëbon dy diplomatë shqiptarë, në Ambasadë mbetet

Moska ka marrë vendimin për të përjashtuar dy diplomatë që shërbejnë në Ambasadën e Shqipërisë. Ambasadori Arben Gazioni është thërritur sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe është njoftuar për masën reciproke që ka marrë Moska, pas vendimit të Tiranës për të dëbuar dy diplomatët rusë.

Gjithashtu, ambasadorit Gazioni i është dorëzuar edhe një notë proteste për qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në çështjen Skripal, duke akuzuar direkt Rusinë si përgjegjëse të helmimit të ish-spiunit rus.

Ky vendim e boshatis Ambasadën shqiptare në Moksë, e cila tashme mbetet vetëm me ambasadorin. Dy diplomatët e tjerë, Albert Jerasi (në foto), i cili mban postin e zv/ambasadorit dhe këshilltari Arben Doçi, duhet të largohen nga Rusia.

Të fundit