Flash News

KRYESORE

Mosmarrëveshjet mes drejtuesve, Maurizio Arrivabene largohet nga Ferrari

Mosmarrëveshjet mes drejtuesve, Maurizio Arrivabene largohet nga Ferrari

Pas rreth 5 vitesh, Maurizio Arrivabene është larguar nga detyra e tij si drejtori i Ferrarit, duke qenë se nuk i'u rinovua kontrata.

Në vend të tij do të jetë 49-vjeçari Mattia Binotto, i cili deri tani ka pasur rolin e drejtorit teknik të Ferrarit.

Ai që ndikoi në lamtumirën e tij, ishte rendimenti i kësaj skuadre në sezonin e fundit kur u duk se ajo ishte kompetitive dhe po rivalizonte fort me Mercedes në luftën për titullin.

Por sipas "Gazzetta Dello Sport", në këtë largim të Arrivabenes kanë pasur ndikim edhe raportet mes tij dhe Binottos, pasi marrëdhëniet mes tyre u komplikuan aq shumë sa Binotto mendoi më herët largimin e tij nga Ferrari.

Maurizio Arrivabene e lë Ferrarin me një bilanc prej 14 fitoresh, 13 të Vettel e 1 të Raikkonen, 3 vende të dyta të skuderisë në klasifikimin për konstruktorë dhe vendet e dyta të Vettel në klasifikimin për pilotë në periudhën 2017-2018.

 

Të fundit