Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Moti i keq shoqëruar shpeshherë nga tornado shkaktoi këtë fundjavë të paktën 14 të vdekur në jug dhe në qendër të SHBA, sipas autoriteteve amerikane.
Shtëpi të shkatërruara, makina të përmbysura, pemë të thyera… Në Teksas, shërbimi Kombëtar Meteologjik numëroi së paku formimin e katër tornadove për shkak të motit të keq. Në qytetin Canton, moti i keq shënoi katër të vdekur, sipas bashkisë.
Në Arkansas u raportuan pesë të vdekur, njoftuan për median shërbimet e emergjencës ndërsa një bilanc me dy të vdekur u konfirmua në Misisipi, përfshirë një fëmijë të mbytur.
Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dy viktima në Misuri, ku sipas televizionit CNN një grua e moshës 72 vjeç u bllokua në makinën e saj nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit.