Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Në dy artikuj të publikuar nga revista Mother Jones, një media e krahut të majtë në Amerikë, ku flitet për lobimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe përfshirjen e rusëve, bien në sy disa elementë të cilat e kundërshtojnë pretendimin e vetë MJ për gazetari të pavarur.
Shkrimet mundohen të përcjellin idenë se Rusia, ashtu si në zgjedhjet amerikane është përfshirë edhe në ato shqiptare.
Po ashtu, bëhet çmos për të skicuar një hartë të marrdhënieve mes konservatorëve shqiptarë (PD) dhe atyre amerikanë (Partisë Republikane dhe Presidentit Trump). Jo vetë faktin e raportit, por ndjesinë se në këtë marrdhënie ka, medoemos, një gjë korruptive, të prishur, që nuk shkon.
Një nga gërditë më të mëdha, që të majtët me arrogancë ia lejojnë vetes, është se çdo gjë konservatore, apo e së djathtës, është e keqe dhe, në të kundërt, çdo gjë e tyre është e mirë. Ka thuajse një mosdurim dhe përçmim të së majtës liberale amerikane apo europiane për presidentët konservatorë amerikanë. E mbani mend Bushin? Shumëzojeni me dhjetë atë padurim dhe do të kuptoni sa përçmohet Trump prej tyre.
Edhe revista Mother Jones këtë bën. Ajo e citon të plotë deklaratën e kryeministrit shqiptar, Rama, i cili e shihte, atëherë kandidatin amerikan për President, si një kërcënim për Amerikën dhe për botën. Kontrastin me kreun e demokratëve shqiptarë, Mother Jones e bën kështu: Ndërkohë që Basha ngazëllehej nga ngjitja e Trump, Kryeministri mbajti qëndrimin e kundërt.
Në këtë 'internacionale do të jetë bota e re', të majtët amerikanë e tregojnë hapur se me kë e kanë vëllazërimin dhe, qartësisht, aty nuk hyjnë Trump, Basha dhe as konservatorët amerikanë dhe shqiptarë. Ata madje, në sytë e tyre, janë prej një stofi të lirë.
Eshtë, megjithatë, rasti që ta përqeshim ne ngapak qëndrimin naiv të Mother Jones dhe të të majtëve në përgjithësi. Pretendimi i revistës amerikane është se, ashtu si në zgjedhjet amerikane, edhe në ato shqiptare ka patur ndërhyrje ruse. Këtu fillon gallata. Të majtët amerikanë pretendojnë se Trump e mundi Hillary Clinton vetëm nëpërmjet ndërhyrjes ruse dhe manipulimeve që njerëzit e Putinit i bënë zgjedhjeve.
Nëse rusët arritën të mundin makinën e stërmadhe të Klintonëve, një Kamelot i politikës amerikane, a thua nuk do t'ia kishin dalë të mundnin edhe Edi Ramën, Taulant Ballën, Erion Veliajn dhe Endri Fugën?
Logjika të thotë se Mother Jones gabon në njërën prej hipotezave: 1- Trump ka fituar në Amerikë për shkak të ndërhyrjes ruse në zgjedhje; 2- Rusët kanë futur duart në zgjedhjet shqiptare, duke mbështetur Bashën, por ai nuk ka fituar.
Të dyja nuk qëndrojnë, sepse Basha i humbi zgjedhjet dhe Trump i fitoi.
Si në të gjitha gjërat e kërkuara dhe të sforcuara, edhe këtu njëra gjysmë komploton kundër tjetrës.
Kjo lloj ndeshjeje e pabarabartë, Rama mund Bashën në Tiranë e bashkë me të Rusinë, të kujton 'përplasjen infernale' në Pashaliman, ku marinarët shqiptarë përzënë rusët nga Baza dhe u mbajnë edhe nëndetëset.
Janë të dyja heroizma qesharakë që, pas rënies së Perdes së Hekurt, nuk i beson njeri.
A thua i besojnë reporterët e Mother Jones këto thagma?
Ky është një paradoks po aq i trashë sa edhe tjetri që e pason. Sipas të cilit, të djathtët në Amerikë dhe në Shqipëri, të njohur si anti-komunistë, anti-bolshevikë dhe anti-rusë, aq të dashuruar me projeksionin e rrëzimit të perandorisë sovjetike dhe komunizmit, janë dashuruar me Rusinë dhe Putinin.
Të majtët, ndërkohë, amerikanë dhe shqiptarë, në gjirin e të cilëve ka fjetur gjithmonë një fërgëllimë e socializmit botëror, rrënjtë e të cilit ishin padyshim ruse, kanë ndërruar pozicion dhe, atë që ia duartrokisnin Stalinit, nuk ia durojnë Putinit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38