Flash News

KRYESORE

Moti/Diell dhe rritje temperaturash, dita ideale për plazh

Moti/Diell dhe rritje temperaturash, dita ideale për plazh

Sot pritet që dita të vijojë me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash, teksa mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Ndërkohë, në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19ºC deri në 34ºC dhe në zonat e ulëta nga 24ºC në 35ºC.

Të fundit