Flash News

KRYESORE

Moti i ftohtë dhe dëbora do të shoqërojnë edhe ditën e nesërme, përfshijnë edhe zonat bregdetare

Moti i ftohtë dhe dëbora do të shoqërojnë edhe

Temperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe të borës, do të vazhdojnë të jenë prezente edhe ditën e nesërme, si në zonat malore edhe në ato fushore e bregdetare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, ditën e nesërme në shumicën e qarqeve pritet të ketë reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare.

Reshjet në formë dëbore do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.

"Reshjet e dëborës mund të sjellin ngrica dhe problematika të ndryshme në transportin rrugor, si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës", njofton IGJEUM.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit ditën e nesërme pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 7°C, në vendet e ulëta: +1 °C, në vendet malore: - 8 / 2 °C.

Të fundit