Flash News

KRYESORE

Moti i keq, anulohen qindra fluturime në New York

Moti i keq, anulohen qindra fluturime në New York

 Qindra fluturime janë anuluar në aeroportet e Nju Jorkut si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës.

Rreth 470 fluturime, ose rreth 37% e totalit të planifikuar për nisje apo mbërritje në aeroportin ndërkombëtar të JFK-së, u anuluan rreth orës 09:00 sipas asaj lokale, 550 fluturime ose 44% për aeroportin ndërkombëtar të Newark dhe 485 (42%) për aeroportin e La Guardias, që lidh kryesisht shtetet amerikane.

Agjencia që mbikëqyr tre aeroportet, Autoriteti Portual, i cili është kritikuar gjerësisht për kaosin e krijuar pas reshjeve masive të dëborës në fillim të janarit, bëri me dije se çdo aeroport kishte marrë si masë paraprake pajisjen me shtretër portativë, batanije, pelena dhe qumësht për foshnja.

Rreth 15 deri në 25 centimetër dëborë pritet të regjistrohet në qytetin e Nju Jorkut gjatë mesditës dhe rreth 50 centimetër në zonat rurale të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Connecticut

Të fundit