Flash News

KRYESORE

Moti i keq me stuhi e me reshje shiu thyen pemë e përmbyt rrugët gjatë natës në Tiranë e Shkodër

Ashtu siç ishte parashikuar, gjatë natës së mbrëmshme pati një përkeqësim të motit, duke u shoqëruar me erë të fortë e reshje intensive shiu.

Për pasojë, në Tiranë rrugët janë mbuluar nga uji, por në mëngjes situata është normalizuar. Ndërkohë, nga stuhia e fortë ka patur pemë të thyera, të cilat kanë rënë në akset e rrugëve duke shkaktuar bllokim të qarkullimit.

Edhe në Shkodër pati probleme të ngjashme, ndërsa drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron se kjo situatë do të vijojë edhje nesër, sidomos në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

“Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s.Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Të fundit