Flash News

KRYESORE

Moti i keq në ditët në vijim, autoriteti detar paralajmëron lundërtarët

Moti i keq në ditët në vijim, autoriteti detar paralajmëron

Java që vjen pritët të jetë me një mot të keq, veçanërisht në zonat bregdetare. Drejtoria e Përgjithshme Detare, e cila e ka selinë në Durrës, ka bërë me dije për situatën që pritet të përfshihet Shqipëria dhe ka paralajmëruar lundërtarët të kenë kujdes.

"Kujdes moti në det sërish përkeqësohet, për këtë arsye :

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e RSH dhe hapësirën detare, që ditën e hënë, 11 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim forca detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.  Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë.

Siguria juaj është e rëndësishme për ne!" shkruhet në njoftim.

Të fundit