Flash News

KRYESORE

Moti i keq në Itali, ndërrojnë jetë gjashtë persona

Moti i keq në Itali, ndërrojnë jetë gjashtë persona

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në Itali për shkak të motit të stuhishëm.

Viktima e fundit u raportua të dielën në periferi të Romës, ku i moshuari 61-vjeçar që kishte hipur në çati për të rregulluar antenën humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 6 metra.

Ndërsa, tre të rinj të moshës 21 deri 27 vjeç mbeten të zhdukur pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u tërhoq drejt detit nga rrymat e forta të ajrit.

Erërat e fuqishme që u përqendruan fillimisht në rajonin e Lacios dhe Kampanjës kanë zbritur rrezikshëm në pjesën jugore të vendit, siç është Siçilia.

Dëmet në infrastrukturën rrugore dhe rënia e pemëve mbi shina kanë pezulluar lëvizjen e trenave në disa rajone të jugut dhe qendrore; shkollat dhe parqet në qytetin e Napolit vazhdojnë të mbeten mbyllur për arsye sigurie.

Po ashtu edhe në Greqi raportohet të jenë mbyllur shkollat si pasojë e valës së acartë që pritet të zbutet duke filluar nga dita e hënë.

 

Të fundit