Flash News

KRYESORE

Moti i keq, pezullohet mësimi në tri shkolla Tiranë

Moti i keq që përfshiu vendin tonë gjatë natës së mbrëmshme me reshje intensive shiu dhe stuhi të fortë ka shktuar dëme edhe në institucionet arsimore.

Ministrja Besa Shahini njofton sot në mëngjes se prej shiut sot tri shkolla në Tiranë rezultojnë të përmbytura.

Bëhet fjalë për shkollat 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, “Yzberisht” dhe Lalm dhe për rrjedhojë nxënësit e këtyre shkollave edhe sot do të duhet ta bëjnë pushim.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm - të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, njofton ministrja Shahini.

Kujtojmë se edhe e hëna, dita e djeshme,  u shpall pushim për të gjitha shkollat e vendit për shkak të situatës së krijuar nga tërmeti i së shtunës.

Të fundit