Flash News

KRYESORE

Moti i keq pezullon trafikun detar, mbyten pesë varka në Vlorë

Moti i keq pezullon trafikun detar, mbyten pesë varka në Vlorë

Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë ka pezulluar trafikun detar në Vlorë. Po ashtu, si pasojë e dallgëve të forta deri në 8 ballë gjatë orëve të fundit janë mbytur pesë varka të vogla peshkimi, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Mësohet se transporti i anijeve të mallrave është paralizuar, ndërsa në qytet janë shënuar edhe dëmtim të pemëve dekorative.

E njëjta situatë është shënuar edhe në Durrës, pasi kapiteneria prej tre ditësh ka pezulluar lundrimin e anijeve tregtare dhe peshkarexhave të vogla. Nga ana tjetër, ka patur edhe një çrregullim të orareve të trageteve nga Bari.

Të fundit