Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Moti i keq, Xhaçka thirrje qytetarëve: Evitoni daljet e panevojshme gjatë 48 orëve
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat, bëri të ditur se qarqet më të prekur nga moti i keq që ka përfshirë vendin janë Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.
Xhaçka tha se situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme teksa shtoi se akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë–Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe një pjesë në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Duke bërë të ditur masat e marra, ministrja e Mbrojtjes u kërkoi qytetarëve që gjatë 48 orëve të ardhshme të shmangin daljet e panevojshme.
“Siguria juaj është misioni ynë parësor. Ndaj do të kërkonim të evitonit daljet e panevojshme nga shtëpitë gjatë këtyre 48 orëve.
Për të gjithë ju, që keni nevojë për asistencë, duhet t’i drejtoheni ambienteve të përshtatshme të ngritura nga pushtetit vendor në raste emergjencash, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose tu drejtoheni shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja”, u shpreh Olta Xhaçka.