Flash News

KRYESORE

Moti i shoqëruar me ngrica, Greqia pezullon kalimin e mjeteve nga Kapshtica

Moti i shoqëruar me ngrica, Greqia pezullon kalimin e mjeteve nga Kapshtica

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka bërë me dije përmes një deklarate për mediat se ditën e nesërme do të pezullohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën kufitare të Kapshticës.

Autoritetet greke, duke nisur nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në orën 23:59 të datës 6, nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) përmës Kapshticës.

Pezullimi është bërë për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës së akullit në rrugë. Ndërkohë, do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

Të fundit