Flash News

KRYESORE

Moti/ Java nis e kthjellët, kur priten shirat

Sinoptikanët kanë parashikuar si do të jetë moti për pesë ditët në vijim të kësaj jave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak tri ditët e para do të jenë të kthjellëta, ndërsa priten shirat pas të enjtes.

“Tri ditët e para të javës (Hënë, Martë, Mërkurë) do të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira fare të pakta kalimtare mbi relievet malore. Era do të fryjë e qetë deri në 10m/s, ndërsa për tu theksuar është se gajtë orëve të mëngjesit do të ketë mjegull / mjegullinë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Duke nisur nga dita e Enjte (përfshi dhe ajo e Premte) moti pritet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale me diell. Në orët e pasdites të ditës së Enjte do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të vijojnë edhe përgjatë ditës së Premte por aktiviteti i tyre do të jetë kryesisht në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes”, sqaron SHMU.

Të fundit