Flash News

KRYESORE

Moti i keq, 82 shkolla në vend nuk zhvilluan mësim ditën e sotme

Në shumë shkolla të zonave të thella të Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës nuk është zhvilluar mësim këtë të hënë, për shkak të trashësisë së dëborës.

Nga ana tjetër, bllokimi i rrugëve nuk ka mundësuar transportin e mësuesve, ndaj në koordinim me Drejtoritë Rajonale të Arsimit, procesi mësimor u pezullua, deri në një vendim të dytë.

Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 82 shkolla që nuk zhvilluan mësim ditën e sotme për arsye të motit të keq, ndërkohë MAS bën me dije se po monitoron situatën në çdo qark dhe drejtori arsimore.

Të fundit