Flash News

KRYESORE

Moti i keq, humbin jetën 24 persona nga i ftohti

Moti i keq, humbin jetën 24 persona nga i ftohti

Deri më tani, 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë dhe me dëborë që ka mbërthyer Evropën këto ditë.

Në Poloni raportohen të kenë humbur jetën nëntë persona, në Francë raportohet për katër persona, në Lituani pesë, tre në Republikën Çeke, dy në Rumani dhe një në Itali.

Moti i keq solli erëra të forta, reshje të dendura dëbore e akull në rrugë dhe temperatura shumë të ftohta.

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti siberian ka mbërthyer edhe vendin tonë këto ditë, ndërkohë që normalizimi i temperaturave në fundjavë.

Të fundit