Flash News

KRYESORE

Moti i keq, nesër një i qark i tërë në Shqipëri pezullon mësimin

Moti i keq, nesër një i qark i tërë në Shqipëri

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës do të anulohet mësimi për ditën e nesërme. Vendimi është marrë në mbledhjen e Emergjencave Civile të këtij qarku për shkak të motit të keq.

Në bashkitë e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt, Dropullit dhe Libohovës nuk do të zhvillohet mësim më 1 dhjetor, për t’u zëvendësuar me një të shtunë tjetër.

Gjirokastra është qarku më i rrezikuar nga përmbytjet pasi rreshjet e shiut kanë nisur me intensitet të lartë që prej ditës së djeshme. Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën e rrezikut për këto dy ditë dhe rezulton se i gjithë vendi ka rrezik të lartë për përmbytje, përveç qarqeve të Kukësit, Durrësit dhe Tiranës ku rreziku paraqitet i moderuar. 

Harta/ Instituti i Gjeoshkencave: I gjithë vendi i rrezikuar nga përmbytjet, vetëm tre qarqe kanë rrezik të moderuar

Të fundit