All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Moti i keq rëndon gjendjen në gjithë Shqipërinë

Moti i keq rëndon gjendjen në gjithë Shqipërinë
All - Paragraf - 1

Moti i keq në vendin tonë është bërë shkaktar i disa problemeve madhore në qarkullim dhe jo vetëm. Pasojat e para të aksidenteve rrugore janë parë në Rrugën e Kombit, ku një kamion ka dalë nga rruga për shkak të pranisë së madhe të dëborës. E njëjta gjendje shfaqet edhe në Kukës, ku bora arrin gati 40 centimetra.

All - Paragraf - 3

Një tjetër aks në vështirësi është edhe ai Fier-Patos në zonën e quajtur ish-parku i mallrave është bllokuar rreth 200 metra rrugë për shkak të një bllokimi kanali, duke vështirësuar qarkullimin e makinave dhe krijimin e trafikut.

Kanali ka nisur të pastrohet, por ka ende probleme me qarkullimin e rrugës, pasi ky segment është në ndërtim e sipër, dhe ka prani inertesh në rrugë.

Gjithashtu probleme për shkak të shirave ka pasur edhe rruga e Trebishtit në Qarkun e Dibrës, ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Autoritetet kanë marrë masat dhe aktualisht firma kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës po punon për zhbllokimin e këtij aksi.

Të fundit