Flash News

KRYESORE

Moti me luhatje, IGJEUM apel qytetarëve: Kujdes lumenjtë me shumë prurje

Moti do ketë sërish luhatje. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit parashikon reshje shiu në shumicen e qarqeve në vend, si dhe i bën qytetarëve që të kenë kujdes, pasi njofton se do të ketë rritje të prurjeve të lumenjeve.

Reshjet 

Priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve (përjashtuar qarqet Berat dhe Fier, ku do të jenë të dobëta), lokalisht edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të bien kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit, kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 16 °C

në vendet e ulëta: 9 / 16 °C

në vendet malore: 3 / 10 °C.

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET 

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

Të fundit