Flash News

KRYESORE

Moti për këtë javë, pas reshjeve të shiut temperaturat bien deri në -5 gradë 

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka parashikuar motin për pesë ditët në vijim.

Sipas tabelës, java nis me reshje të herëpashershme, ndërsa në ditët në vijim pritet që të ketë mot të kthjellët, por me temperatura të ulëta.

“Java do të nisë me reshje shiu të herëpashershme. Në majat e maleve në veri e verilindje reshje bore. Prej pasdites së të hënës, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin kthjellimeve. Në zona të izoluara malore, gjatë së enjtes e së premtes parashikohet borë e dobët.

Kjo situatë, do të pasohet nga rënie graduale e temperaturave, që do të kulmojnë të premten. Duhet patur kujdes në zonat malore nga ngricat.

Era e vrullshme, do të jetë e pranishme gjatë së hënës në zonat bregdetare dhe në alpe me drejtim kryesor nga veriperëndimi. Më tej, era do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdetin jugor”, parashikon SHMU.

Të fundit