Flash News

KRYESORE

Moti/ Përmbytje, shtrëngata dhe rrëshqitje dherash, tre qarqet më të rrezikuar në vend

Prej ditës së djeshme, reshjet e shiut kanë qenë prezent në të gjithë territorin e vendit. Në disa zona janë krijuar probleme dhe situata përmbytjesh.

Sipas sinoptikanëve e njëjta situatë vijon edhe sot dhe tre qarqet më të rrezikuara janë Gjirokastra, Vlora dhe Elbasani për t’u prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

“Në orët e para të ditës së sotme (e mërkurë, dt.21) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë pjesës së parë të ditës në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

TEMPERATURAT

(e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 16 °C

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C”, sqaron Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Të fundit