Moti/Temperatura të ulëta dhe ngrica, zonat që duhet të kenë kujdes

Moti në vend për ditën e nesërme (e diel) parashikohet të jetë me temperature të ulëta dhe ngrica.

Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Në brigjet e Jonit, do ketë stuhi ere, situatë e cila do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Sipas meteorologëve, kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC

zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC