Flash News

KRYESORE

Moti vijon me surprizat në vjeshtë, si do të jenë temperaturat për këtë javë

Jemi në mes të vjeshtës, por temperaturat vijojnë të jenë të ngrohta dhe jo normale për stinën.

Temperaturat e ngrohta kanë bërë që veshjet e lehta të mos i ndajmë ende nga përditshmëria. Sipas meteorologëve, edhe këtë javë temperaturat do të vijojnë të jenë të ngrohta dhe konstante.

“Gjatë kësaj jave që do të nisë, përgjithësisht në vend do të mbizotërojë moti me diell, si dhe me mjegullën e mjegullinën e mëngjesit përgjatë luginave.

Era me drejtim juglindje-veriperëndim, do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare gjatë orëve të mesditës në bregdet”, shkruan Shërbimi Meteorologjik.

Të fundit