Moti/ Vjeshta do të jetë problematike për Ballkanin Perëndimor

Vjeshta e ardhshme do të jetë problematike për Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo sepse parashikohen stuhi, rrëshqitje dheu dhe përmbytje. Shërbimi meteorologjik AccuWeather ka paralajmëruar se edhe në Itali moti do të jetë kapricioz dhe do të krijojë probleme.

Sipas kësaj kompanie, parashikohet që stuhitë e rastit do të vazhdojnë në Itali dhe Ballkan gjatë vjeshtës, me shira të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Ndërsa vjeshta do vazhdojë, rreziku i stuhive të mëdha do të ulet, por rreziku i reshjeve të mëdha të shiut do të vazhdojë.

Sipas AccuWeather, më shumë reshje do të ketë në tetor dhe nëntor dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit. Vjeshta mund të fillojë me temperatura të buta, por goditjet e masave të ajrit të ftohtë parashikohen të jenë më të shpeshta nga tetori deri në nëntor. Ndërsa nëntori vazhdon, temperaturat e ulëta do të ulen, sikur të ishte dhjetori ose janari, thuhet në raport.