Flash News

KRYESORE

Motivi i vrasjes së Diana Vrapit nga bashkëshorti: Xhelozia dhe paratë

Motivi i vrasjes së Diana Vrapit nga bashkëshorti: Xhelozia dhe

I marrë në pyetje nga hetuesia italiane Muhamed Vrapi ka rrëfyer motivin e këtij krimi makabër. Sipas tij prej disa kohësh bashkëshortja Diana Vrapi ishte xheloze pasi ai kalonte shumë kohë në chat duke komunikuar me një miken e tij të vjetër e cila jeton aktualisht në SHBA.

Tre ditë më parë Diana Vrapi kishte braktisur banesën bashkëshortore duke u strehua tek e motra e saj me vendimin për t’i dhënë fund martesës.

Gjithashtu një tjetër motiv për të cilën çifti grindej shpesh ishin paratë e mënyra për të administruar kursimet e përbashkëta.

Çifti Vrapi ishin të martuar prej 25 vitesh, e sipas rrëfimit të familjarëve dhe miqve, Muhamed Vrapi ishte një bashkëshort prepotent.

Gjatë ditëve në vazhdim prokuroria italiane do të marr në pyetje dhe 3 fëmijët e tyre.

Të fundit