Flash News

KRYESORE

Motoçikleta përplaset me karrocën, humb jetën 48 vjeçari në Fier

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në fshatin Suk 1, ku drejtuesi i motoçikletës është përplasur me një karrocë dhe për pasoj ka humbur jetën.

Viktima e këtij aksidenti është shtetasi Ylli Saka 48 vjeç, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Në datën 31.01.2018, ora 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë. Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit