Flash News

KRYESORE

Motori humb kontrollin, plagoset 31-vjeçari nga Tirana

Motori humb kontrollin, plagoset 31-vjeçari nga Tirana

Një i ri ka mbetur i plagosur, pasi u përfshi në një aksident.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, afër fshatit Iliras të Memaliajt, në aksin Tepelenë-Fier.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.B, banues në Tiranë, duke drejtuar motorin tip “Honda Hornet”, me targë TR 877 F, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

Pasi mori mjekim në spitalin Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”, është dërguar për në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Të fundit