Flash News

NDËRKOMBËTARE

Motra e Cristiano Ronaldos në gjyq për një faturë qesharake

Motra e Cristiano Ronaldos në gjyq për një faturë qesharake

Katia Avero, këngëtarja dhe e motra e Cristiano Ronaldos është vënë sërish në qendër të vëmendjes nga mediat.

40-vjeçarja kësaj radhe ka zënë faqet e para të gazetave portugeze, por edhe ato britanike pasi ka përfunduar në gjyq për një arsye qesharake: Nuk ka paguar shërbimet e ndërtesës ku jeton, në Setubal.

Katia nuk ka paguar detyrimet e ndërtesës, fatura të ndryshme dhe mirëmbajtjen e pishinës.

Në fakt është e çuditshme është se si motra e Cristiano Ronaldos, njëri nga lojtarët më të paguar në botë, nuk arrin të paguajë një faturë që kushton jo më shumë se  1500 euro.

Njerëzit e saj të afërm kanë thënë se ka qenë një neglizhencë e Katias, por fqinjët e saj e kanë humbur durimin dhe kanë vendosur ta çojnë në gjyq 40-vjeçaren.

Për Katian duket se problemet nuk kanë më fund, raporton The Sun. Ajo vjet u përfshi në një skandal pasi ishte në një lidhje romantike me një person të dënuar 7 vjet për trafikim droge.

Më herët ajo kishte deklaruar se kishte kryer marrdhënie seksuale në krevatin e të vëllait, në vilën e tij. Ajo po ndërhyn shumë për keq në imazhin e Cristiano Ronaldos duke i kushtuar jo pak figurës së tij publike.

Të fundit