Flash News

KRYESORE

Motra e Fildes Hafizit kërkon kujdestarinë e fëmijëve

Motra e Fildes Hafizit kërkon kujdestarinë e fëmijëve

Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi kërkon kujdestarinë për dy fëmijët e saj.

Amelia Hafizi ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Civile në Tiranë për dy fëmijët e Fildesit të ndjerë, ndërsa babai i tyre është në burg.

Në seancën e parë për t’u njohur me kërkesën është thirrur edhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi, autori i vrasjes së gjyqtares. Padia është depozituar më 6 shtator 2017.

Mësohet se Kasemi ka kundërshtuar këtë kërkesë duke u shprehur se: “Fëmijët nuk kanë pse te shkojnë tek tezja, kur mund te rriten pranë të afërmve te mi”, raporton News 24.

 

Të fundit