Flash News

KRYESORE

Motra e Klaudia Pepës në hapat e së motres, konkuron në Tv Klan

Klaudia Pepa e ka nisur karrierën e saj që e vogël në ekranin e Tv Klan dhe tashmë është duke ngjitur shkallët e karrierës në Itali. Por ndryshe nga Klaudia, motra e saj Pamela Pepa ka talent në muzike, në zhanrin operisitik.

Ajo mbrëmë ka çelur siparin e spektaklit "Virtuozët" në TvKlan, duke konkurruar në gjininë e operistikës. Siç edhe u cilësua në intron prezantuese për të, e apasionuar pas të bukurës, talenti për muzikën tek Pamela u zbulua qysh kur ajo ishte fëmijë, por në moshën 13 vjeçare vendosi që t'i dedikohej muzikës lirike. Aktualisht, ajo studion në degën kantos në liceun artistik "Jordan Misja".

Për herë të parë, motra e Klaudias u shfaq si konkurrente në një spektakël televiziv që është në kërkim të talenteve të reja, duke interepretuar një arie të famshme nga Carmen. Ajo jo vetëm shkëlqeu në skenë, por bëri një interpretim dinjitoz, i cili u vlerësua pozitivisht edhe nga juria e "Virtuozët" që e kaloi Palemën në fazën tjetër konkurruese, shkruan revista “Class”. Ndërsa, Klaudia nuk e ka fshehur gëzimin për këtë hap të madh në jetën e motrës së saj më të vogël, të cilin e ka bërë publik edhe në instastory.

Të fundit