Flash News

KRYESORE

Motra e Meghan Markle e penduar dhe kërkon falje publike: U lënduam sepse nuk u ftuam në dasmë

Motra e Meghan Markle e penduar dhe kërkon falje publike: U lënduam
Që në momentin që është bërë pjesë e familjes mbretërore angleze, ish-aktorja amerikane, Meghan Markle, nuk ka gjetur qetësi me deklaratat sulmuese të familjes së saj. Në fillim i ati dhe pastaj motra e Dukeshës së Sussex, kanë bërë deklarata publike që vendosin në qendër të mediave Meghan Markle. Por mesa duket Samantha Markle, motra e Dukeshës është penduar dhe ka kërkuar falje publike. e ftuar në një emision ajo është shprehur: “Në fillim mendoja se kur flisja publikisht dhe hapja zemrën, isha më e favorizuar (që e motra t`i kthente përgjigje), por kjo gjë ra në vesh të shurdhër dhe media e keqpërdori. Unë thjesht u tregova protektive ndaj babait tonë, pasi ai po injorohej me qëllim. Të gjithë ishim të lënduar që nuk u ftuam në dasmë. Por duhet të vazhdojmë të ecim para duke menduar pozitivisht. Gjërat nuk duhet të ishin zmadhuar aq shumë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka dashuri në këtë mes. Mendoj se janë gjëra që ndodhin në një familje kur njerëzit lëndohen. Kështu që, duke vazhduar të eci para, kërkoj falje dhe do të dëshiroja shumë që gjërat të ishin ndryshe”, -ka thënë gjysmë-motra e dukeshës.

Të fundit