Flash News

KRYESORE

Mourinho aktivizon djalin e tij në pankinë, ‘Zuca’ në hapat e të atit

Trajneri Jose Mourinho, së fundmi ka përfshirë edhe djalin e tij 18-vjeçar Jose Mario Mourinho, në stafin teknik të Manchester United.

Paraqitja e tij e parë në pankinë ka qenë në ndeshjen e fundjavës, që ‘Djajtë e Kuq’ fituan me Swansea me rezultatin 2-0.

Djali i Mourinhos ose siç e thërrasin ndryshe ‘Zuca’, në të shkuarën është aktivizuar si portier me të rinjtë e Chelsea, Real Madrid dhe Inter.

Tani po i përkushtohet rolit të teknikut, ashtu siç bëri dhe i ati pasi mbushi 18 vjeç, duke u bërë asistent në pankinën e Rio Ave.

Të fundit