Flash News

KRYESORE

Mourinho arsyeton humbjen, i habit të gjithë me deklaratën e tij

Mourinho arsyeton humbjen, i habit të gjithë me deklaratën e tij

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur në lidhje me humbjen dhe eliminimin e turpshëm nga Leipzigu në Champions League. "Spursat" nuk arritën ta përballonin vrullin e vendasve dhe u larguan me turp.

“Së pari dua të falënderoj tifozët që erdhën këtu në një situatë të vështirë. Është më e pakta që mund të bëj. Natyrisht fitoi skuadra më e mirë. Ishin lart fizikisht, kishin ritëm dhe ishin në gjendjen e tyre më të mirë dhe me një stol të mbushur me cilësi, kundër një skuadre në vështirësi.

"Është e vështirë për mua të flas përsëri për lojtarë të dëmtuar dhe ju doni që unë të flas për gjëra të tjera, por është e qartë se gjithçka vjen nga dëmtimet e akumuluara. Jemi të kushtëzuar prej tyre. E di që skuadra ime do të përmirësohet në të ardhmen me këta lojtarë”.

Të fundit