Flash News

KRYESORE

Mourinho bëhet komentator sportiv, 68 mijë euro për ndeshje dhe kushti që ka vendosur

Mourinho bëhet komentator sportiv, 68 mijë euro për ndeshje dhe

Pas shkarkimit si trajner nga skuadra e Manchester United, Jose Mourinho duket se ka vendosur të marr rolin e komentatorit sportiv.

Portugezi ka firmosur një kontratë me platformën televizive “beIN Sports”, ku do të bëjë rolin e komentatorit për ndeshjet e Kupës së Azisë dhe ato të Premier League.

68 mijë euro për ndeshje është shuma me të cilën do të paguhet Mourinho dhe në kontratën e tij ka vendosur edhe një kusht, ku nuk duhet të thotë asnjë fjalë për ish-skuadrën e tij, Manchester United.

Kjo është hera e dytë që Jose Mourinho bën rolin e komentatorit, pas Botërorit të Rusisë vitin e kaluar.

 

 

Të fundit