Mourinho dështon në “Old Trafford”, e ndëshkon Rashford dy herë

Jose Mourinho dështon! Manchester United sot mposhti 2-1 Tottenhamin në shtëpi. Trajneri portugez u rikthye në “Old Trafford” si ish-trajner i “Djajve të kuq” duke drejtuar ekipin londinez, por nuk ia doli të fitonte.

United e nisi shumë mirë sfidën dhe sulmuesi Rashford shënoi golin e parë të takimit. Tottenham reagoi shpejt, teksa barazoi rezultatin me mesfushorin Dele Alli, i cili bëri spektakël.

Për “Djajtë e kuq” mendoi sërish Rashford të shënonte. Sulmuesi i Anglisë fitoi penallti dhe e ktheu atë në gol, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Tottenham u përpoq të barazonte, por në fund United ia doli të merrte tri pikët.