Flash News

KRYESORE

Mourinho drejt shkarkimit, fillojnë aludimet për trajnerin e ri të United

Mourinho drejt shkarkimit, fillojnë aludimet për trajnerin e ri

Pas dy sezonesh me “djajtë e kuq”, duket se trajneri Jose Mourinho i ka orët e numëruar me ekipin anglez.

Marrëdhëniet e teknikut portugez me klubin sa vijnë e përkeqësohen dhe këtë e tregojnë edhe miqësoret e fundit.

‘Special 1’ ka thumbuar drejtuesit sa i takon merkatos, por edhe jo në pak raste është treguar egoist duke venë veten para klubit.

Këto detaje por edhe të tjera, sipas mediave angleze me shumë mundësi do të sjellin shkarkimin e Mourinhos.

Menjëherë pas këtyre aludimeve, kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e zëvendësuesëve të mundshëm që mund të marrin drejtimin e “djajve të kuq”.

Më i komentuari është Zinedin Zidan, i cili u largua nga Reali i Madridit pas fitores së trofeut të tretë në “Champions League” me gjigantët spanjollë.

Të fundit