Flash News

KRYESORE

Mourinho godet Eriksen, fjalia e tij shuan çdo dyshim

Mourinho godet Eriksen, fjalia e tij shuan çdo dyshim

Jose Mourinho është i drejtpërdrejtë me deklaratat e tij dhe nuk ka kursyer as danezin Christian Eriksen. Tekniku portugez ka thënë se nuk e donte në ekip, pasi ishte i pamotivuar.

“Për një kohë të gjatë, ne e dinim. Nuk kemi treguar për shkak të një marrëveshjeje morale me të, por që nga dita e parë, që mbërrita këtu, ai më tha se nuk do të rinovonte. Për mua, të përpiqesha të mbaja akoma një lojtar të pamotivuar, ishte e kotë. Gjithsesi, Eriksen ishte një lojtar me sens të mirë profesionalizmi dhe respekti për klubin, dha atë që mundej këtu.

"Edhe presidenti Levy, nga ana e biznesit, arriti të bëjë një punë të madhe me gjashtë muaj në kontratën e tij. U përpoqa ta bindja Toby Alderweireld për të nënshkruar një kontratë të re, ai më tha se kishte disa dyshime. Christian ma bëri të qartë vendimin e marrë dhe në asnjë moment nuk u përpoqa ta bindja. Që nga ai moment mendova si ta ndërtoja ekipin pa të. Kjo ishte arsyeja pse nuk e aktivizova shumë herë”.

Të fundit