Flash News

KRYESORE

Mourinho ironizon pasuesin e tij: Flet vetëm për të ardhmen...

Mourinho ironizon pasuesin e tij: Flet vetëm për të ardhmen...

Jose Mourinho ka ironizuar pasuesin e tij te Manchester United, trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. "The Special One" në një intervistë të fundit i ka mëshuar faktit se norvegjezi flet vetëm për të ardhmen, duke anashkaluar faktin se skuadra e tij aktualisht po luan shumë keq.

"Djajtë e kuq" pozicionohen në vend të 14-të në remier League, por puna e Solskjaerit duket e sigurt në "Old Trafford". Kjo e bën paksa xheloz portugezin.

"Klubi ka bërë çmos për të krijuar një atmosferë pozitive në prag të ndeshjes me Liverpool. Do mundohem edhe unë të gjej një punë si kjo e Solskjaerit dhe të flas vetëm për të ardhmen. Mendoj se është një situatë shumë e mirë, një kontratë trevjeçare, e ardhmja, lojtarët e rinj, etj.", - ka deklaruar Mou.

Të fundit