Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Mourinho lë pas "The Special One", i vendos vetes epitetin e ri
Trajneri Jose Mourinho ka folur para gazetarëve si trajneri i Tottenhamit. Portugezi duket se do të heqë dorë nga nofka e "The Special One" dhe do të marrë "The Humble One".
"Kam pasur kohë të mendoj për shumë gjëra dhe kam kuptuar se gjatë karrierës sime kam bërë gabime. Nuk do të bëj më gabime të njëjta, por do të bëj gabime të reja", - tha Mourinho.
Ai foli dhe në lidhje me përulësinë e tij, si një tipar që nuk e zotëron, por sërish i doli kundër gazetarëve. "Jam i përulur. Jam mjaftueshëm i përulur sa për të analizuar karrierën time.
"Jo vetëm vitin e kaluar, por kam menduar dhe problemet dhe zgjidhjet. Në analizën time kam kuptuar se nuk duhet të fajësoj asnjë. Unë jam gjithmonë i përulur, por problemi qëndron se ju nuk e kuptoni. Jam i përulur në mënyrën time".