Flash News

E-TJERA

Mourinho me dhimbje koke, humbet yllin kryesor të ekipit

Mourinho me dhimbje koke, humbet yllin kryesor të ekipit

Tottenham e nisi vitin e ri me një humbje të dyfishtë. "Gjelat" e Londrës u mundën 1-0 nga Southampton në “St Mary’s”, por humbën edhe lojtarin e tyre kryesor, Harry Kane. Sulmuesi anglez ndjeu dhimbje në këmbën e majtë dhe u detyrua të zëvendësohej.

Sot është konfirmuar edhe zyrtarisht nga klubi shkalla e dëmtimit, Kane ka pësuar këputje të muskulit në këmbën e majtë. Ky është një lajm shumë i keq për Mourinhon, pasi një dëmtim i tillë do kohë të gjatë rikuperimi dhe ende nuk dihet se kur sulmuesi do të jetë gati.

Kane është lideri kryesor i Tottenham, vetëm në Premier League ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 2 asiste këtë sezon.

Të fundit