Mourinho mendon për mbrojtjen, gati të afrojë yllin e Serie A

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, ka folur në lidhje me situatën e krijuar në ekipin e tij. Portugezi ka pësuar shumë gola dhe për një ekip si “Spurs” me në krye atë, mbrojtja duhet të jetë pika e fortë.

Daily Mail shkruan se “Special One” dëshiron të afrojë në skuadër Chris Smalling. Mbrojtësi i Romës ka bërë mirë në Serie A, pa harruar faktin se Manchester United e lëshon, pasi nuk e ka problem ta shesë.

Gara për lojtarin është e fortë, pasi Smalling dëshirohet nga Roma, por dhe nga Juventusi. Situata ka mbetur në kufijtë e interesit kush e arrin i pari do ta rrëmbejë.