Flash News

KRYESORE

Mourinho na befason: Nuk do të blej më si më parë

Mourinho na befason: Nuk do të blej më si më parë

Jose Mourinho sot ka theksuar se Tottenham, skuadra e tij e re, nuk do të jetë si skuadrat ku ka punuar më parë. E kishte fjalën për merkaton. Portugezi kudo ka bërë transferime të bujshme, por te "Spurs" do e ketë të pamundur.

"Kurrë nuk do të jemi mbretërit e merkatos. Nuk do të bëjmë ndonjë blerje spektakolare dhe as nuk do të luftojmë kundër klubeve që shpenzojnë shumë. Dua ta theksoj se më pëlqejnë lojtarët që kam në dispozicion. Tani po i njoh edhe më shumë dhe jam i bindur për aftësitë e tyre", ka deklaruar Mou.

I pyetur se ku do të donte të përmirësonte skuadrën, "The Special One" ka shtuar se probleme sheh vetëm në mbrojtje. "Kjo nuk është e vështirë të bëhet. Vështirësia qëndron se duhet ta bëjmë me lojtarët që janë në skuadër, me zakonet që ata kanë".

Të fundit