Flash News

KRYESORE

Mourinho në “luftë” me të gjithë, Zidane mund t’i marrë vendin tek United

Mourinho në “luftë” me të gjithë, Zidane mund

Në një kohë kur Jose Mourinho është në tension me të gjithë ambientin, përfshirë edhe përplasjet me Paul Pogba, janë shtuar edhe më shumë zërat që stolin e tij te United ta marrë Zidane.

Jo vetëm në Angli, por edhe mediat franceze kanë shkruar për këtë lëvizje të mundshme.

Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e Manchester United janë gati që të shkarkojnë nga detyra Mourinhon, që është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave, sidomos për lëvizjet në merkato të “djajve të kuq”, aspekt për të cilin nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij.

E përditshmja franceze e përshkruan Zidane si një person që është në kërkim të stimujve të rinj, e një klub si Manchester United e tërheq padyshim shumë.

Të fundit